Loading…

Avokati Koci kërkon që shteti të bëj më shumë për katolikët e Kosovës

  • 06/03/2017 | 15:16

Avokati Koci kërkon që shteti të bëj më shumë për katolikët e Kosovës

Avokati i njohur, Arianit Koci ka kërkuar më shumë të drejta për katolikët e Kosovës. Ai u kërkon institucioneve shtetërore që të aplikojnë masat e diskriminimit pozitiv në lidhje me këtë komunitet në Kosovë.


“Katolikët shqiptarë janë të diskriminuar në Kosovë. Sipas Inteligjencës amerikane – CIA, katolikët shqiptarë në Kosovë, gjatë viteve të pasluftës së dytë botërore, janë pjesa më e diskriminuar e popullatës.

Në raportin e CIA-s të datës 7 Janar 1953, në mes tjerash thuhet: ” Në fushatën kundër katolikëve shqiptarë, Qeverisë i shërbyen edhe komunistët shqiptarë të besimit mysliman si dhe serbët dhe malazezët”, ka shkruar Koci përmes rrjetit social Facebook, përcjell gazetametro.net

“Fatkeqësisht, diskriminimi fetar po vazhdon në shtetin tonë. Të gjithë kundër të gjithëve. E në këto ambiente, gjithmonë pëson pakica. Kjo është arsyeja kryesore që ka rënie drastike, dhe aktualisht ka më pak se 2 % katolik në Kosovë. Prandaj, shteti i Kosovës duhet të aplikojë masa të diskriminimit pozitiv, që ta ruaj substancën katolike te ne”, ka thënë tutje Koci. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë