Loading…

Avokati Koci: Po mashtrojnë se lëndohen nga aksidentet, për të kërkuar dëmshpërblim nga kompanitë e sigurimeve

  • 04/11/2021 | 11:10

Avokati Koci: Po mashtrojnë se lëndohen nga aksidentet, për të kërkuar dëmshpërblim nga kompanitë e sigurimeve

Të shumta janë aksidentet e trafikut që ndodhin në gjithë vendin.

Kësisoj shpesh herë nga këto aksidente raportohet edhe për të lënduar.

Lidhur me këtë situatë dhe deklarimet shpesh herë të rrejshme për lëndim është deklaruar edhe avokati, Arianit Koci.

Koci madje ka thënë se shpesh herë thirret ‘Ndihma e Shpejtë’, për shkak se shoferi apo udhëtari mashtrues e arsyeton kinse lëndimin trupore, e rrjedhimisht pastaj kërkon dëmshpërblim prej kompanisë së sigurimit të shoferit që është fajtor për aksidentin.

“Kur po ndodhin aksidentet e komunikacionit në Prishtinë, shumicën e herave po ftohet Ndihma e Shpejtë.Madje, edhe kur në kolizion në mes dy veturave, po ka dëmtime minimale apo vetëm ndonjë grithë.Pse po thirrët ndihma e shpejtë? Për shkak se shoferi/udhëtari mashtrues – e arsyeton kinse lëndimin trupor – e rrjedhimisht pastaj kërkon dëmshpërblim prej kompanisë së sigurimit të shoferit që është fajtor për aksidentin”, tha Koci.

Ai tutje shtoi se, kemi të bëjmë me mashtrim tipik.

“Natyrisht, nuk janë të gjithë mashtrues. Ka të tillë që vërtetë lëndohen.Sidoqoftë, mashtruesit po i ngarkojnë kapacitetet e Ndihmë së Shpejtë; po i ngarkojnë gjykatat dhe pastaj me mashtrim po i materializojnë kinse lëndimet”, shtoi ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë