Avokati i njohur shqiptar, Spartak Ngjela ka thënë se inverstitorët në banesat që u shembën kanë vrarë njerëz dhe se duhet të marrin denime të rënda, shkruan Gazeta Metro.
Duke folur në Open, ngjela ka thënë se prokuroria duhej të ndërhynte menjëherë tek rrënojat e ndërtesave.
“Nuk duheshin prishur pallatet, sepse bashkë me to janë prishur edhe gjurmët dhe kjo është e tmerrshme. Prokuroria duhet të kishte ndërhyrë menjëherë, sepse tani nuk ka më prova që të mbajnë në këmbë akuzat ndaj ndërtuesve, apo atyre që kanë dhënë lekë”, tha ai.
Sipas Ngjelës, të gjithë ndërtuesit duhet të vuajnë akuzat më të rënda, jo të dalin me shpërdorim detyre, apo ndërtim pa leje.
Ngjela shkoi edhe më tej, duke thënë se nuk duhet të ishin legalizuar ato objekte pa asnjë vlerë ndërtimore, apo strukturore./gazetametro.net