Loading…

AVUK merr vendim të ri për produktet ‘Woody’

  • 26/09/2022 | 18:54

AVUK merr vendim të ri për produktet ‘Woody’

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka marrë vendim që të rikthehen në treg produktet sallam dhe virshlle Woody të cilat kanë datë skadence pas 30 tetorit, pasi nuk janë të përfshira në lotet të cilat kanë qenë të infektuara me salmonell.


Lajmin për Gazetën Insajderi e ka konfirmuar zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit, Lamir Thaçi.

“Ne kemi pranuar lajmërimin apo njoftimin zyrtar nga sistemi RASF dhe në këtë lajmërim nuk është i përfshirë sallama Woody dhe disa lote të tjera të virshlleve që kanë datë studentes pas 30 tetori 2022. Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bazuar në këtë njoftim zyrtar nga sistemi RASF informata të marra nga autoritete vendit të origjinës dhe vendimet që janë marrë nga autoritetet e tjera shtetërore, ku shiten ky produkt ka vendosur që të lejoj shitjen në qarkullim për konsum të produktit sallam Woody dhe virshlleve qe kanë datë skadencë pas 30 tetorit dhe të cilat edhe sipas njoftimeve nuk janë të përfshira në lotet të cilat kanë qenë të infektuara me salmonell”.

Ai shtoi se nga nesër produket e woody-it do të gjinden në treg pasi janë të sigurta për konsum.

“Konsumatorët do t’i gjejnë në treg prej nesër produktet e woody-it. Të cilat janë të sigurta për konsum sepse është bërë verifikimi i plotë janë grumbulluar fillimisht të gjitha produktet dhe është bërë verifikimi i tyre dhe gjithmonë në mbikëqyrje të rreptë të inspektoratit veterinar. Pas ndarjes dhe selektimit të tyre është vendosur që ato të cilat nuk janë të përfshira në incident t’u lejohet rikthimi në treg për qarkullim dhe konsum”, tha Thaçi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë