Loading…

Azemi: Situata në veri mund të eskalojë nëse neglizhohet nga institucionet

  • 04/05/2017 | 00:10

Azemi: Situata në veri mund të eskalojë nëse neglizhohet nga institucionet

Pas ambulancës dhe një shtëpie, në Kodrën e Minatorëve në veri të Mitrovicës, flaka sot iu vu edhe një barakës-shkollë.


Drejtuesit e këtij institucioni por edhe përfaqësuesit e lagjes, gjithë këtë e shohin si fushatë kundër shqiptarëve që në atë pjesë janë pakicë.

Florent Azemi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicën Veriore, ka thënë se këto incidente kanë lidhje më njëra-tjetrën.

“Në një vend të vogël si në Mitrovicën Veriore nuk është problem të identifikohen keqbërësit”, u shpreh Azemi.

“Ne nuk mund të themi se kush, pasi këtë përgjegjësi e kanë institucionet”, tha ai.

“Këta të ri janë të instrumentalizuar, janë të rinj që gjithë natën rrinë rrugëve”, ka shtuar Azemi.

Këto komente Azemi i ka bërë në Ballë për Ballë të Orës së Fundit.

Ai tutje ka thënë se në pjesën veriore që tri vjet jeta është pasivizuar dhe kjo pjesë e vendit nuk ka mbikëqyrje institucionale.

“Këto incidente nuk duhet të ndalin punimet në Urën e Ibrit”, vlerëson Azemi.

Sipas tij “Barra ma e madh për këto incidente i shkon Isa Mustafës, i cili për asnjë moment nuk gjeti kohë të na vizitojë në Veri”.

Azemi kritika nuk ka pasur edhe për Veselin e Thaçin duke thënë se Veseli është i pranishëm tek ta, ndërsa Thaçi i kishte vizituar në të kaluarën kur mbante postin e kryeministrit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë