Loading…

Azerbajxhani dhe Armenia refuzojnë bisedimet ndërsa zona e konfliktit po zgjerohet

  • 29/09/2020 | 21:34

Azerbajxhani dhe Armenia refuzojnë bisedimet ndërsa zona e konfliktit po zgjerohet

Armenia dhe Azerbajxhani kanë akuzuar njëri tjetrin të martën se kanë hapur zjarr në territoret e tyre të drejtpërdrejta dhe kanë refuzuar presionin për të mbajtur bisedime paqësore rreth enklavës së Nagorno-Karabhak që po kërcënon të shndërrohet në luftë hapur, transmeton Gazeta Metro.


Të dy shtetet kanë raportuar për sulme nga kufiri i tyre i përbashkët, larg në perëndim nga rajoni i kontestuar Nagorno-Karabhak rreth të cilit luftime të ashpra kanë nisur mes azerbajxhanasve dhe armenëve etnike të dielën e javës së kaluar.

Incidentet janë sinjal për përshkallëzim të mëtejmë të konfliktit përkundër thirrjeve nga Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe të tjerëve që të ndalen. Konflikti ka nxitur përsëri shqetësimet rreth stabilitetit të rajonit në Kaukazin e Jugut, korridor ky i kalimit të gazit dhe naftës në tregjet botërore.

Presidenti i Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, ka refuzuar pa hezitim mundësinë e bisedimeve për televizionin rus. Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, i tha kanalit të njejtë se ato nuk mund të mbahen derisa po luftimet vazhdojnë.

Nagorno-Karabhak është rajon i shkëputur që zyrtarisht gjendet në Azerbajxhan që udhëhiqet nga armenë etnik dhe mbështetet nga Armenia, por nuk pranohet nga asnjë shtet në botë. Ata u shkëputën nga Azerbajxhani me luftë në vitin 1990./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë