Loading…

Azerbajxhani ndalon hixhabin në shkolla

  • 13/10/2026 | 20:44

Azerbajxhani ndalon hixhabin në shkolla

Azerbajxhani ka vendosur kufizime për bartjen e hixhabit në shkollat publike, duke nxitur protesta pasi nxënëseve dhe mësimdhënëseve që mbajnë shami u është ndaluar hyrja në institucionet arsimore.


Vendimi vjen pas ndryshimeve në rregullat e uniformave shkollore, të miratuara nga qeveria në shtator.

Ndonëse dokumenti nuk e ndalon shprehimisht hixhabin, ai ndalon veshjet që, sipas autoriteteve, nuk përputhen me parimin e arsimit laik.

Sipas raportimeve, zbatimi i rregullave të reja ka nisur në disa shkolla, ku nxënëset që mbajnë shami janë kthyer nga hyrjet e institucioneve arsimore. Kufizimet janë shtrirë edhe te mësimdhënëset, të cilave u është kërkuar ta heqin shaminë ose të mos paraqiten në punë.

Masat kanë shkaktuar pakënaqësi dhe protesta në kryeqytetin Baku dhe në qytete të tjera të vendit. Në disa shkolla, nxënësit kanë bojkotuar mësimin në shenjë solidariteti me vajzat që nuk janë lejuar të hyjnë në klasa.

Më 12 tetor, autoritetet njoftuan se 37 persona ishin arrestuar në Baku pas protestave. Ministria e Brendshme pretendoi se disa protestues kishin prishur rendin publik dhe kishin shkaktuar dëme në institucionet arsimore.

Azerbajxhani është një shtet laik, ndonëse rreth 96 për qind e popullsisë së tij identifikohet si myslimane. Kushtetuta e vendit garanton lirinë fetare, ndërsa kritikët e masave të reja vënë në pikëpyetje bazën ligjore të kufizimeve dhe ndikimin e tyre në të drejtën për arsimim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë