Loading…

Azia bën historinë në Kupën e Botës, ‘dërgon’ 3 ekipe në raundin tjetër

  • 03/12/2022 | 13:03

Azia bën historinë në Kupën e Botës, ‘dërgon’ 3 ekipe në raundin tjetër

Pas 20 vitesh organizimi i një Kupe Bote i erdhi sërish në “dorë” një vendi aziatik. Për herë të parë në historinë e turnet më prestigjoz futbollistik, tre skuadra të Azisë kanë arritur të kualifikohn për në fazën e 1/16-ve. Ato janë Japonia, Korea e Jugut dhe Australia, e cila edhe pse i përket Oqeanisë, merr pjesë në fazën kualifikuese të Konfederatës Aziatike të Futbollit.


Nga këto 3 ekipe, “samurait blu” ka arritur të kualifikohen për në fazën e eleminimit direkt, si vend i parë në grup, edhe pse në grupin E ndodheshin gjithashtu Gjermania e Spanja.

Në krahun tjetër, Korea e Jugut arriti të “hipotekonte” vendin e dytë në grupin H, pas asaj fitoreje “habitëse” 2 me 1 ndaj Portugalisë, ndërsa Australia bëri të njëjtën gjë në grupin D, duke “mposhtur” me rezultatet minimale 1 me 0, Tunizinë dhe Danimarkën.

Nga ana tjetër ekipet, kontinenti Afrikan ka barazuar rekordin duke kaluar në fazën e grupeve 2 ekipe. Nësë në Brazil 2014, Nigeria dhe Algjeria arritën për herë të parë fazën e 1/16-ve, kjo arritje u përsërit sërish nga Senegali dhe Maroku.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë