Shumë familje në nevojë do të marrin ndihmë për këtë fundvit.
Kjo është mundësuar nga OJQ Projekti 5 cent, e cila organizoi një mini -maratonë me persona të veshur si babadimër.
Kostumi dhe numri pjesëmarrës për këtë mini – maratonë kishte kushtuar dhjetë euro dhe deri më sot janë shitur 300 sosh.
Në garë sipas organizatorëve morën pjesë dhjetra njerëz. Pjesë e kësaj mini – maratone u bë edhe humoristi Rasim Thaçi, i cili pas përfundimit të vrapimit u bëri apel donatorëve që të kontribuojnë më shumë për të varfërit.
Ndërsa fituesja e kësaj gare e cila doli Yllka Soba, tha për gazetën Metro se ajo kishte marrë pjesë vetëm për të ndihmuar të varfërit.
“Pjesëmarrja ka qenë që të kontribuoj në mbushjen e sofrave për fundvit familjeve në nevojë”, u shpreh Soba për Metron./gazetametro.net