Partia Përparimtare e Serbisë (SNS), me në krye kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, ka shpërndarë dhurata me rastin e festave të fundvitit për fëmijët serb në Leposaviç, në atë që ata e quajnë ‘’Kosovë dhe Metohi”.
Madje këto dhurata përveç figurave që përçojnë atmosferë festive, mbajnë edhe logon e emrin e partisë së Vuçiqit, transmeton gazetametro.net
Në videon e bërë publike nga Tanjug-un serb shihen disa njerëz që shkarkojnë këto dhurata nga kamioni në Leposaviç. /gazetametro.net
Për të parë videon, klikoni KËTU.