Në mbledhjen komemorative të Lëvizjes Vetëvendosje për vdekjen e aktivistit të tyre Astrit Dehari ka folur edhe babai i të ndjerit.
“Ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se ata që të bënë që të mos jesh fizikisht në mesin tonë deshtën të ta bëjnë vdekjen të heshtur”, ka thënë Avni Dehari raporton gazetametro.net
“Madhështia jote shpërtheu grilat e burgut dhe shpërtheu në të gjitha viset shqiptare e në gjithë atdheun tonë të përbashkët Shqipërinë dhe i ka bërë të gjithë njerëzit të ndjejnë pikëllim të madh për ty”, ka deklaruar babai i të ndjerit Dehari.
“Je i bindur Astrit se drejtësia, liria e plotë dhe ‘Vetëvendosje’ ëndërr shekullore e popullit tonë janë të gjalla, janë të forta dhe do të vazhdojnë deri në jetësimin e tyre. Fli i qetë se një ditë të gjitha këto do të bëhen realitet”, ka shtuar ai./gazetametro.net