Loading…

Babai i Thuramit zbulon ekipin e ëndrrave të sulmuesit francez

  • 26/01/2023 | 17:11

Babai i Thuramit zbulon ekipin e ëndrrave të sulmuesit francez

Ish-mbrojtësi i Juventusit dhe Barcelonës, Lilian Thuram pranon se djali i tij Marcus, i cili është lidhur me një kalim te Interi, ‘ëndërron’ t’i bashkohet katalanasve.


Lilian ka folur për RAC1 për të ardhmen e djalit të tij, kontrata e të cilit me Borussia Monchengladbach skadon në qershorin e ardhshëm.

Francezi nuk planifikon të largohet në janar dhe është lidhur me një transferim të lirë te Interi, Chelsea apo Barcelona.

“Unë dua më të mirën për të dhe vëllezërit e tij, do të ishte një ëndërr për Marcus të luante për Barçën”, ka thënë fillimisht Thuram.

“Nëse ma jepni kontratën, unë mund ta nënshkruaj tashmë”, shtoi ai me shaka.

“Në çdo rast, prioriteti është që të mos ndalet zhvillimi i tij dhe që ai të vazhdojë të përmirësohet si futbollist”.

Thuram Jr. ka shënuar 13 gola në 18 paraqitje në nivel klubi këtë sezon dhe ishte pjesë e skuadrës së Francës që arriti në finalen e Kupës së Botës “Katar 2022”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë