Loading…

Babai ia merr jetën të bijës 12 vjeçe në Zvicër dhe më pas edhe vetës

  • 19/10/2021 | 08:01

Babai ia merr jetën të bijës 12 vjeçe në Zvicër dhe më pas edhe vetës

Policia thotë se, në bazë të gjetjeve fillestare, megjithatë, nuk bëhet fjalë për përdorim të ndonjë arme në këtë vrasje të dyfishtë.


Policia ka zbuluar të hënën në mëngjes trupat e një burri dhe një vajze në një shtëpi familjare në Rapperswil-Jona (SG). Autoritetet besojnë se babai, zviceran 54 vjeç, ka vrarë vajzën e tij 12 vjeçe dhe më pas ka vrarë veten, raporton srf.ch.

Hanspeter-Krüsi, zëdhënës i policisë së kantonit St. Gallen, nuk ka mundur të japë asnjë informacion të mëtejshëm mbi rrjedhën e krimit, transmeton albinfo.ch. Por, në bazë të gjetjeve fillestare, megjithatë, nuk bëhet fjalë për përdorim të ndonjë arme.

Personi që ka informuar policinë për krimin ishte një palë e tretë e jashtme që nuk kishte lidhje me familjen.

Siç shkruan policia në njoftimin për shtyp, gruaja dhe fëmija i dytë, më i madh i familjes, duket se nuk kishin qenë në në të njëjtën shtëpi në kohën e krimit. Është angazhuar ndihma psikologjike për t’u kujdesur për të afërmit.

Rrethanat e sakta të aktit tani po hetohen nën drejtimin e prokurorit publik të kantonit St. Gallen, Institutit për Mjekësinë Ligjore dhe shërbimeve të ndryshme të specializuara të policisë së kantonit të St. Gallen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë