Loading…

Babai ia vrau nënën me thikë, djali: E kemi fajin ne që nuk e mbrojtëm

  • 02/08/2022 | 12:55

Babai ia vrau nënën me thikë, djali: E kemi fajin ne që nuk e mbrojtëm

Vladimir Beqiraj është autori që vrau gruan e tij një ditë më parë në ishullin Zakinthos në Greqi. Pas një sherri në familje, 51-vjeçari goditi me grushte dhe në vazhdim me thikë bashkëshorten e tij. Gruaja u dërgua në spital, por mjekët nuk mundën ta shpëtojnë pasi kishte marrë plagë të rënda në gjoks dhe bark.


Autori, i cili është arrestuar do të dërgohet sot në prokurori, ka pranuar krimin, ndërsa dyshohet se i ka thënë policisë se e ka vrarë se e ‘kishte mashtruar’.

Dy djemtë e saj më të mëdhenj, 20 dhe 14 vjeç, ishin të vetmit që kujdeseshin për të, të cilët e dinin të vërtetën, por edhe frikën që kishte nëna e tyre sa herë kthehej nga puna.

Djali 20-vjeçar, i çiftit ka treguar se gruaja fatkeqe kishte shumë frikë dhe se sjellja agresive e të shoqit vazhdoi për shumë vite.

“Faji është edhe i yni, sepse nuk kishim marrë masat e nevojshme, ky ishte një gabim shumë i madh i yni. Unë dhe nëna ime folëm për këtë në përgjithësi. Ajo punonte dy punë për të përballuar jetesën dhe unë nuk isha këtu. Ajo bëri gjithçka për ne. Vetëm për fëmijët e saj. Ajo ishte nëna perfekte. Më vjen keq për vëllain dhe motrën time, duhet të gjejmë një zgjidhje dhe të vazhdojmë përpara”, tha djali i çiftit.

Viktima 41 vjeç, e kishte denoncuar autorin dy herë më parë dhunë në familje, madje herën e dytë ai ishte liruar me urdhër të prokurorit, por me kusht të mos i afrohej viktimës më shumë se 100 metra.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë