Loading…

Babai kërcen drejt vdekjes nga shkëmbi në Spanjë, familja e xhiroi rastin tragjik

  • 13/05/2022 | 20:45

Babai kërcen drejt vdekjes nga shkëmbi në Spanjë, familja e xhiroi rastin tragjik

Burri nga Holanda gjatë pushimeve në Spanjë kërceu nga shkëmbi në një lokacion të popullarizuar për kërcime që shkoi keq, transmeton Gazeta Metro.


Xhirimi tronditës nga barka afër ishte bërë nga gruaja dhe i biri i të ndjerit 31 vjeç që ra të enjten nga 30 metra lartësi në Ishujt Malgrats shkruan gazeta amerikane The New York Times.

Burri i pafat kërceu nga shkëmbi por si duket nuk e kuptoi se nuk do t’ia dilte t’i shmangej shkëmbinjëve të thepisur ku edhe i preku shkarazi e pastaj u përplas në det me një ulërimë të tmerrshme.

“Oh zot” dëgjohet gruaja e tij në xhirimin e shkurtër.

Kufoma e tij që nuk ishte identifikuar menjëherë raportohet të jetë gjetur në det pas një kërkimi nga autoritetet lokale me helikopterë anije dhe një ekip zhytësish.

Burri kishte angazhuar një barkë për familjen e tij në këtë lokacion të popullarizuar për turistë në Majorca të Spanjës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë