Loading…

‘Babai qëlloi mamin’: Vajza 3 vjeç demaskon babanë që tha se gruaja vrau veten

  • 25/11/2021 | 18:51

‘Babai qëlloi mamin’: Vajza 3 vjeç demaskon babanë që tha se gruaja vrau veten

Një burrë nga Texas që pretendoi se gruaja e tij kishte vrarë veten kur po ziheshin u zbulua si vrasësi i saj i dyshuar – kur e bija e tyre i tha policisë: “Babai qëlloi mamin”, transmeton Gazeta Metro.


I dyshuari akuzohet se të hënën ka shtënë me armë zjarri në drejtim të gruas së tij brenda apartamentit të tyre në Houston të Texas në SHBA.

Dy fëmijët e vegjël të tyre ishin brenda shtëpisë kur prindërit po ziheshin brenda apartamentit ka njoftuar zyra e sherifit të qarkut Harris.

Burri kishte pasur dy versione të ndryshme të rastit por oficerët e policisë kishin pyetur edhe vajzën e tyre që kishte treguar se “babi qëlloi mamin” duke bërë edhe me dorë gjestin e të shtënit thanë prokurorët në gjyq.

Ai është arrestuar dhe akuzohet për vrasje, ndërsa të dy fëmijët e tij dhe viktimës, vajza 3 vjeç dhe djali 20 muajsh janë në kujdestarinë e familjarëve./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë