Në lagjen numër 4 të qytetit të Korçës policia gjeti të varur një baba dhe dy fëmijë. 41-vjeçari Naum Toshi ka varur dy djemtë e mitur, 6 dhe 4 vjeç, e më pas dhe veten. Motra e Toshit tregon se ai ka pasur probleme me bashkëshorten, pasi ajo ishte larguar nga banesa.
Sipas të dhënave, 41-vjeçari ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, pasi bashkëshortja e tij në mënyrë të përsëritur largohej nga banesa, ndërsa më herët ata kishin qenë edhe në emigracion, në Greqi, por ishin kthyer.
Mësohet se djali 6-vjeçar ishte thjeshtri i autorit dhe djali 4-vjeçar ishte fëmija i çiftit, por e ëma i kishte braktisur dhe ishte larguar në drejtim të paditur.
Ndërkaq, policia është duke hetuar lidhur me rastin dhe ka bërë edhe verifikimet në sistemin e hyrje-daljeve për nënën e fëmijëve. /TCH