Loading…

Baballarët rrahen pasi fëmijët e tyre kishin mosmarrëveshje: Njëri ikën, tjetri përfundon në spital

  • 03/01/2022 | 08:34

Baballarët rrahen pasi fëmijët e tyre kishin mosmarrëveshje: Njëri ikën, tjetri përfundon në spital

Dy meshkuj janë rrahur mes vete në Prishtinë, derisa njëri nga ta ka marrë edhe trajtim mjekësor, shkruan Gazeta Metro.


Këtë e bëri të ditur raporti 24 orësh  i Policisë së Kosovës, ku u tha se i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka i dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor.

E motivi i sulmit dyshohet se ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje të fëmijëve.

Dy të dyshuara femra janë arrestuar për këtë rast pasi kanë penguar policinë në kryerjen e detyrës, e që janë liruar pas intervistimit.

I dyshuari ka ikur dhe gjendet në arrati.

”Ulpianë, Prishtinë 02.01.2022  – 15:02. I dyshuari mashkull  kosovar  e ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull  kosovar , me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka i dyshuari ka pranuar trajtim mjekësor. Deri te sulmi dyshohet se ka ardhur për shkak të një mosmarrëveshje të fëmijëve. Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuara femra  kosovare për shkak se  kanë penguar  zyrtarët policorë në kryerjen e detyrës zyrtare, ndërsa i dyshuari mashkull  kosovar  ka ikur dhe gjendet në arrati. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me rekomandim të së cilit të dyshuarat pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet.”/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë