Loading…

Baca Jakup ka filluar ta përjetojë humbjen para kohe

  • 04/12/2016 | 18:17

Baca Jakup ka filluar ta përjetojë humbjen para kohe

Deputeti i PDK-së, Shaip Muja, ka ironizuar me Kryetarin e Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi, i cili më herët sulmoi PDK-në.

Muja ka thënë se baca Jakup ka filluar ta përjetojë humbjen e thellë pak para kohe, por nuk do duhej ta përjetonte si humbje, mirëpo si mësim për vetëdijesim.

Ja statusi i plotë i deputetit Shaip Muja:

Partia Demokratike e Kosovës po e rikonfirmon fuqinë e saj në Drenas. Besimi i palëkundshëm i qytetarëve në PDK është i kuptueshëm që i pengon bacës Jakup, i cili përjetimin e humbjes së thellë e paska filluar para kohe.

Do iu dalë tash punë për ta kuruar zhgënjimin e atyre që i kanë mashtruar, duke ndërtuar alibi të llojllojshme për të justifikuar humbjen e tyre, por do të qetësohen dikur.

Ky është vetëm fillimi i humbjeve të tyre, por lidershipi i Nismës nuk do duhej t’i përjetonte si humbje, mirëpo si mësime për vetëdijesim.

Këto zgjedhje janë një mundësi e mirë për Nismën që të reflektojë për gabimet e tyre dhe të bëhet pjesë e fitoreve të PDK-së në të ardhmen.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë