Loading…

Back to work! – Skipper Xhaka kthehet besnik në Sunderland

  • 06/08/2026 | 19:39

Back to work! – Skipper Xhaka kthehet besnik në Sunderland

Granit Xhaka ka dërguar një mesazh emocional për tifozët e Sunderlandit pas rikthimit në stërvitje me skuadrën angleze.


Mesfushori shqiptar iu bashkua të enjten ekipit pas pushimit që kishte marrë pas angazhimeve me Kombëtaren e Zvicrës në Kupën e Botës.

Xhaka, i cili është një nga liderët e skuadrës së Sunderlandit, përmes një postimi në rrjetet sociale ka falënderuar tifozët për mbështetjen dhe ka shprehur gatishmërinë për sezonin e ri.

“Ne krijuam kujtime që do të qëndrojnë me ne përgjithmonë. Zhurma, pasioni, netët nën drita, të dëgjosh duke kënduar me një zë… këto janë momentet që të kujtojnë pse e do këtë lojë”.

“Faleminderit që besuat. Faleminderit që qëndruat me ne në çdo hap të rrugës. Tani fillon një sezon i ri. Ëndrra të reja. Sfida të reja. I njëjti simbol. I njëjti pasion.

Mesfushori pritet të ketë një rol të rëndësishëm në sezonin e ri, teksa kujtojmë që këtë verë ai refuzoi një kalim të mundshëm te Chelsea.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë