Loading…

‘Bad Sport’: Moggi thotë se deshi të “vetëvritej pas Calciopoli”, “kisha turp të dilja në rrugë”

  • 14/10/2021 | 17:32

‘Bad Sport’: Moggi thotë se deshi të “vetëvritej pas Calciopoli”, “kisha turp të dilja në rrugë”

Ish drejtori famëkeq i Juventus, Luciao Moggi, ka zbuluar ca detaje në dokumentarin e ri rreth kohës kur skandali më i madh dridhi futbollin italian dhe e rrëzoi nga dominimi europian, transmeton Gazeta Metro.


“E mendoja vetëvrasjen në ditët e para pas lajmit për Calciopoli. Vetëm besimi në Zotin më shpëtoi” ka zbuluar ai në dokumentarin e ri të prodhuar nga Netflix, “Bad Sport”.

Skandali i kurdisjes së ndeshjeve në Serie A para pesëmbëdhjetë viteve dërrmoi ligën italiane por edhe vet klubin më të madh italian, Juventus. Zonja e Vjetër u poshtërua pasi e zbritën në një ligë më poshtë. Atyre ju hoqën titujt kampion të sezoneve 2005 dhe 2006 po ashtu.

Moggi dhe ish zyrtari i lartë i Juventus Antonio Giraudo ishin shpallur fajtor për blerjen e arbitrimit më të favorshëm. Atyre ju hoqën titujt e sezoneve 2005 dhe 2006 po ashtu./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë