Loading…

Baerbock ia përplas Lavrov në Shkup: S’lejojmë që Rusia të pengojë këtë rend të paqes

  • 30/11/2023 | 17:27

Baerbock ia përplas Lavrov në Shkup: S’lejojmë që Rusia të pengojë këtë rend të paqes

Bashkëpunimi në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) duhet të forcohet më tej edhe pse Rusia ka vendosur pengesa të mëdha në rrugën e punës së OSBE-së gjatë një viti e gjysmë të fundit, tha ministrja gjermane e Punëve të Jashtme, Analena Berbok në fjalimin e saj në Takimin e 30-të Ministror të OSBE-së në Shkup.


Berbok tha gjithashtu se ata nuk do të lejojnë që loja e Rusisë të shkatërrojë organizatat që mbështeten në bashkëjetesën dhe bashkëpunimin paqësor.

“Si asnjë organizatë tjetër, OSBE-ja qëndron për sigurinë e më shumë se 1.3 miliardë njerëzve, që do të thotë se ata duan të jetojnë së bashku në paqe dhe siguri dhe zhvillim të mirë ekonomik”, theksoi Berbok.

Fakti që Rusia nuk arriti të shkatërrojë OSBE-në “është një kontribut i rëndësishëm për rendin tonë të paqes”, tha shefja e diplomacisë gjermane, duke theksuar se “ky rend paqeje duhet të vazhdojë”.

Kryeaparatqik i Putin në Shkup, Lavrov: OSBE e mjerë u shkatërrua me agresionin ndaj Jugosllavisë e grabitjen e Kosovës 

‘Nxehet’ situata në Shkup: Lavrov e përmendi Kosovën, i reagon ashpër kryediplomati i Shqipërisë

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë