Loading…

Bahri Cani: Intervistimi i Thaçit po vazhdon, ai po u përgjigjet të gjitha pyetjeve

  • 15/07/2020 | 18:38

Bahri Cani: Intervistimi i Thaçit po vazhdon, ai po u përgjigjet të gjitha pyetjeve

Gazetari i Deutsche Welle, Bahri Cani, është duke përcjellë nga afër intervistimin e presidentit të vendit, Hashim Thaçi, nga Prokuroria e Specializuar në Hagë për ditën e tretë radhazi.

Cani në Info Magazine tregoi se presidenti Thaçi nuk është deklaruar për media dhe se intervistimi ende është duke vazhduar, njofton Klan Kosova

“Është dita e tretë e intervistimit të Presidentit dhe ish-liderit të UÇK-së, Hashim Thaçi, ka ardhur si i dyshuar për krime luftë në Dhomat e Specializuara. Në ditën e parë është deklaruar se ka ardhur për ta mbrojtur luftën e pastër të UÇK-së ku tha se historia nuk do të rishkruhet ndërsa në ditën e dytë dhe të tretë nuk është deklaruar për media”.

Cani tregoi se numri i mbështetësve të presidentit Thaçi është shtuar për dallim nga dy ditët e kaluara.

“Kanë ardhur rreth 30 qytetarë nga vende të ndryshme për ta përcjellë intervistimin e Thaçit, ku me vete kanë marrë fotografi të krimeve serbe në Reçak dhe masakra tjera”.

Mbështetësit në Hagë kënduan shumë nga këngët patriotike kushtuar UÇK-së dhe luftëtarëve.

Cani mes tjerash tregoi se nuk dihet asgjë konkrete rreth procesit të intervistimi të Thaçit as në ditën e tretë.

“Për procesin dhe intervistimin nuk po thuhet asgjë konkrete por ajo që dihet mirë është që Prokurori e ngarkon presidentin Thaçi, kryetarin e PDK-së Veselin dhe të tjerët për krime të rënda lufte”.

“Po ashtu ajo që mendohet është se Gjykatësi përkatës ka kërkuar informacione shtesë – mirëpo informacione zyrtare nuk ka dhe të gjitha janë në nivel të burimeve të informuara mirë”.

“Sipas burimeve tona dihet se Thaçi është duke i paraqitur argumentet e veta – nga burimet që kam thuhet se Thaçi është duke u përgjigjur në të gjitha pyetjet për atë po vazhdon kaq gjatë intervistimi”, deklaroi Cani.

Gazetari Cani tregoi se interesimi i mediave ka rënë mirëpo është shtuar interesimi i mbështetësve të UÇK-së.

“Deri në ditën e djeshme interesimi ka qenë shumë më i madh ndërsa sot ka vetëm 2-3 ekipe që janë duke raportuar, mediat ndërkombëtare kanë zgjedhur me gjasë të shkojnë të raportojnë nga Brukseli mirëpo sot ka më shumë mbështetës që kanë ardhur për ta mbështetur presidentin Thaçi dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”.

Cani tregoi se takimi në Bruksel që do të zhvillohet nesër është i pari takim negociator që Thaçi nuk është prezent.

“Presidenti është akuzuar nga Prokuroria në një moment shumë delikat kur ishte gati për ta takuar Grenellin dhe Vuçiq, për herë të parë do të vazhdojë takimi pa presidentin Thaçi i cili ka qenë pjesë e të gjitha proceseve të delegacionit të Kosovës për bisedimet”.

Teksa ende nuk ka asgjë zyrtare nga Zyra e Kryeministrit, Cani nga burimet e tij tregoi se takimi i Brukselit do të fillojë në ora 16:00.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë