Loading…

Bahtiri flet rreth dorëheqjes së Albena Reshitajt

  • 15/08/2018 | 18:55

Bahtiri flet rreth dorëheqjes së Albena Reshitajt

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka folur rreth dorëheqjes së Albena Reshitajt nga posti i Ministres së Mjedisit.


Bahtiri tha se akoma s’e ka kuptuar arsyen e dorëheqjes së saj.

‘Asnjëherë nuk është diskutuar çështja e saj. Ajo ka qenë shumë aktive në parti. Prej partisë asnjëherë nuk ka pasur probleme. Ka qenë vetë ajo që ka dhënë dorëheqje dhe unë ende nuk e kam të qartë pse. Nuk e di saktë çfarë kë ndodhur sepse nuk e kam takuar, por prej partisë nuk ka pasur presion. Ka qenë vullnet i saj”, ka thënë Bahtiri  gjatë një interviste në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

Pas dorëheqjes së saj, Kryeministri Ramush Haradinaj e ka emëruar këshilltare politike, ish ministren e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albena Reshitaj.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë