Loading…

Bajadera të bardha me kokos

  • 14/01/2022 | 13:18

Bajadera të bardha me kokos

Bajadera është padyshim një nga ëmbëlsirat më të preferuara dhe për të gjithë adhuruesit e saj –  ja një version shumë i veçantë.


Përbërësit:

▪ 300 g sheqer
▪ 200 ml ujë
▪ 250 g margarinë
▪ 300 g keks
▪ 100 g kokos

Glazura:

▪ 100 g çokollatë të bardhë
▪ 3 lugë vaj

Përgatitja:

Sheqerin dhe ujin qiteni në tenxhere dhe kur të vlojë zieni edhe 3–4 minuta.

Shtoni margarinën dhe përzieni derisa të shkrihet.

Pastaj shtoni keksin e bluar dhe kokosin dhe të gjitha përzieni mirë.

Përbërjen qiteni në enë të mbështjellë me folie dhe lëreni të forcohet.

Nga gjysma e kësaj përbërjeje mund të bëni toptha dhe t’i rrokullisni në keksin e bluar.

Shkrini në avull çokollatën me vaj dhe qitjani bajaderës, kur të forcohet priteni në shtangla (shufra).

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë