Loading…

Bajraktarë të suksesit, pse s’po i pranoni edhe dështimet

  • 15/01/2017 | 10:58

Bajraktarë të suksesit, pse s’po i pranoni edhe dështimet

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës, Jakup Krasniqi ka reaguar lidhur me ndalimin e hyrjes së trenit serb që të hyjë në Kosovë. Sipas tij, çakordimet nuk kanë te ndalur. Krasniqi kujtoi aksionin e 25 korrikut 2011, dhe pasojat e këtij aksioni – bisedime që dëmtuan shtetin e Kosovës, siç u shpreh ai.


“Nuk ka asnjë dyshim, institucionet përgjegjëse te Kosovës e kryen një detyrë kushtetuese, për atë ato janë aty. Por ajo që nuk shkon është, pse vrapojnë ta personalizojnë e privatizojnë obligimin kushtetues, mbrojtjen e sovranitetit te shtetit?”, ka pyetur Krasniqi, transmeton gazetametro.net.

“Madje edhe ta zëmë se mentaliteti prej bajraktari e lejon një gjë te tillë. Por, këta bajraktarë që vrapojnë të kapen fortë pas një suksesi? Pse kaq burrërisht nuk i pranojnë edhe vargun e gjatë te dështimeve?”, ka vazhduar ai.

“Tani, juve që po vrapoi pas lavdeve, a jeni përgatitur edhe për lavde të tjera që ju presin? Le të shpresojmë se po! Megjithatë, unë kam frikë nga ky veprim i qeveritarëve tanë”, u shpreh ai tutje, transmeton gazetametro.net.

“Kur them ketë e kam parasysh, aksionin e RSU-së më 25 korrik 2011 dhe pasojat që i ka prodhuar ai aksion – Bisedimet politike te Brukselit, në mes Kosovës dhe Serbisë! Atje ku është biseduar ekskluzivisht për çështjet e brendshme te Kosovës dhe pa asnjë përgatitje. Bisedime që e kanë dëmtuar shumë sovranitetin e shtetit”, tha ndër tjerash Krasniqi.

“Të shpresojmë se po fillon një fazë e re e përgjegjësisë për të parët e institucioneve te shtetit, ndonëse shumë e vonuar, por më mirë vonë se kurrë?! “, përfundoi Krasniqi. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë