Loading…

Bajraktari takon bashkëshorten e Jakup Krasniqit: Presim që drejtësia të triumfojë

  • 02/09/2026 | 17:22

Bajraktari takon bashkëshorten e Jakup Krasniqit: Presim që drejtësia të triumfojë

Avokati Ardian Bajraktari reagoi lidhur me procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, transmeton Gazeta Metro.


Bajraktari bëri të ditur se ka takuar Sevdije Krasniqin, bashkëshorten e Jakup Krasniqit, ndërsa përmes një postimi ka shprehur pritjet e tij për vendimin që pritet të merret më 16 shtator.

Ai theksoi se familjet e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit vazhdojnë ta kenë mbështetjen, duke shprehur besimin se vendimi i ardhshëm do të jetë lirues.

“Në pritje të drejtësisë, sot takova znj. Sevdije Krasniqi, bashkëshorten e Bacës Jakup. Familjet Krasniqi, Thaçi, Veseli e Selimi nuk kanë qenë dhe nuk janë vetëm. Më 16 shtator presim vendimin lirues për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin. Presim që drejtësia të triumfojë! Liria ka emër. Liria ka vlerë!”, shkroi Bajraktari./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë