Loading…

Bajram Hasani kryetar i NISMA për Gjilanin

  • 08/02/2017 | 20:41

Bajram Hasani kryetar i NISMA për Gjilanin

Bajram Hasani është rizgjedhur kryetar i NISMA për Gjilanin. Në mbledhjen e Këshillit të degës Hasani ka marrë besimin e të gjithë anëtarëve. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe lideri i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj.

Me këtë rast kryetari Hasani i ka falendëruar për besimin e dhënë duke premtuar fuqizim të mëtutjeshëm të NISMA’s në këtë Gjilan. Sipas tij viti 2017 është vit zgjedhor dhe do të punojë sa më shumë që ta shtrijë ndikimin e NISMA’s në këtë qytet është thënë në një komukiatë për medie të lëshuar nga Zyra për Informim e kësaj dege.

“Ju falënderojë edhe një herë për besimin që ma dhatë që unë të drejtoj edhe një mandat degën e NISMA’s në Gjilan. Nga këtu ju premtoj se dega jonë do të fuqizohet edhe më shumë dhe do të shtrirja e saj do të jetë më e gjërë dhe këtë do ta dëshmojmë edhe në zgjedhjet lokale të këtij viti”, ka thënë Hasani.

Hasani, ndër të tjera ka shpalosur punën e degës që ai ka udhëhequr gjatë këtyre dy vjetëve. Ai ka falënderuar për punën gjithë anëtarët e Nisma-s në Gjilan, duke potencuar se rruga e Nismas nuk ka qenë fare e lehtë. “Gjatë kësaj kohe NISMA në Gjilan është shtrirë në çdo lagje dhe çdo fshat të qytetit. Por ky është vetëm fillimi, ne do të vazhdojmë të punojmë çdo ditë e më shumë që të shpijmë përpara politikat e NISMA’s.”, ka thënë Hasani.

Hasani ka vlerësuar se NISMA ka lindur dhe vazhdon të jetë si nevojë e qytetarëve të Kosovës.

“Me punën tonë ne kemi sjellë ndryshime të mëdha në skenën politike të vendit por edhe të qytetit tonë. Ne jemi një subjekt serioz e me qëllime të sakta”, ka shtuar ai.

Këshilli i degës përvec kryetarit ka zgjedhur edhe anëtarët e kryesisë së Nisma-s për Gjilanin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë