Loading…

Bajram Rexhepi dërgohet për trajtim në Turqi

  • 25/04/2017 | 18:27

Bajram Rexhepi dërgohet për trajtim në Turqi

Ish-Kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi, do të dërgohet në Turqi për rehabilitim pas sulmeve në tru të pësuara ditë më parë.


Ditë më parë ish-kryeministri iu nënshtrua një operacioni pas të cilit mjekët e QKUK-së kishin thënë se s’ka pasur komplikime gjatë intervenimit.

Koha mëson se ish-kryeministri do të dërgohet në Turqi për rehabilitim të mëtejmë.

Ai pritet të niset sonte rreth orës 21:00, ndërsa gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Dy sulmet që i kishte pësuar Rexhepi i kanë dëmtuar rëndë trurin atij dhe ai mbetet ende pa vetëdije.

Koha.net po ashtu mëson se Turqia do t’ia paguajë mjekimin e plotë Rexhepit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë