Loading…

Bajrami e LDK’së: Ramush Haradinaj qeverisi në bazë të Kanunit e odave

  • 14/08/2019 | 08:25

Bajrami e LDK’së: Ramush Haradinaj qeverisi në bazë të Kanunit e odave

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, tha se ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka keqpërdorur taksat e qytetarëve në baza ditore, kanë shkelur ligjet, por mbi të gjitha, tha se gjatë këtij mandati “është qeverisur në bazë të Kanunit”, transmeton Gazeta Metro.


Bajrami tha se gjatë këtij viti Haradinaj ka kapur shtetin, ka keqpërdorur taksat e qytetarëve, ka shkelur Kushtetutën, ligjet dhe është qeverisur në basë të Kanunit dhe odave.

“Kemi pasur kapje ditore të shtetit, keqpërdorim ditor të taksave të qytetarëve, një qeveri me 22-23 ministri. Raporti i auditorit për vitin 2018 është tmerrues se çfarë është bërë me taksat e qytetarëve të Kosovës. Është e paimagjinueshme deri në çfarë shkalle është shkelur Kushtetuta, secili ligj, dhe thjesht është qeverisur në bazë të Kanunit, në bazë të odave, në bazë të asaj se unë mund të bëjë diçka”, tha Bajrami në Interaktiv të KTV-së.

Bajrami, që njëherësh është edhe pjesë e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, foli edhe për programin qeverisës së LDK-së, duke përmendur si një prej pikave zvogëlimin e kabinetit qeveritar.

“Gjithë kohën kur është folur për riformatim të Qeverisë Mustafa, ideja ka qenë të zvogëlohet numri i ministrive. Duhet të bashkohen ministri që mbulojnë një fushë. Haradinaj, një ditë para se të jepte dorëheqje, ka emëruar 2 zv/ministra. Në njërën anë e rriste kabinetin, e në anën tjetër e bënte një ligj që ia kufizon kabinetin një qeverie të ardhshme. Besoj se duhet të bëhet ligji për numrin e ministrive. Por, nëse ne fitojmë dhe e miratojmë ligjin për zvogëlimin e kabinetit qeveritar, ai ligj duhet të zbatohet në atë mandat, e jo për mandatin tjetër”, theksoi Bajrami.

Tutje, ajo tha se Qeveria Haradinaj ka qenë e pafuqishme në shkarkimin e ministrave nën aktakuzë.

“Kjo është ajo pafuqia e kryeministrin Haradinaj. Ai dha dorëheqje për të shkuar në Hagë, por s’ishte në gjendje të shkarkonte asnjë ministër nën aktakuzë”, u shpreh Bajrami./gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë