Loading…

Bajrami i përtgjigjet Fitore ‘subvencion’ Pacollit: Mos u nervozo. Qetësohu dhe dil e puno diçka

  • 19/07/2026 | 20:35

Bajrami i përtgjigjet Fitore ‘subvencion’ Pacollit: Mos u nervozo. Qetësohu dhe dil e puno diçka

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar pas deklarimeve të ministres në detyrë të Mjedisit, Fitore Pacollit, lidhur me situatën në deponinë e Sferkës në Pejë dhe kallëzimin penal që Bajrami ka bërë për këtë çështje.


Bajrami ka thënë se kallëzimi penal i saj nuk është drejtuar ndaj një institucioni të vetëm, por ndaj të gjitha institucioneve që, sipas saj, kanë përgjegjësi për menaxhimin e situatës.

“Kam kërkuar të hetohet KMDK-ja, Ministria, Qeveria dhe të gjitha institucionet përgjegjëse. Të gjitha”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka akuzuar ministren Pacolli për reagim nervoz dhe ka thënë se institucionet kanë dështuar të ndërmarrin masa konkrete për parandalimin e ndotjes.

“Zonja ministre në detyrë, mos u nervozo. A e di sa kohë jeni në pushtet? Gjashtë vjet. Me gjasë, pikërisht kjo kohë dhe mungesa e rezultateve po të bëjnë nervoz. Qetësohu dhe dil e puno diçka. Shiheni në foto planin e biznesit të KMDK-së. Unë kurrë nuk shpif. Nuk shkruaj dhe nuk reagoj pa u bindur më parë me fakte. Në DOKUMENTIN publik të KMDK-së, keni paraparë që këtë vit, pra 2026, nga JANARI deri në QERSHOR, të bëni rehabilitimin e komplet deponisë së Pejës, pra Sferkës, si dhe deponive tjera. Dhe, s’keni bërë asgjë. Prandaj, reagoni me nervozë dhe çuditshëm”.

Ndër të tjera, ajo ka kërkuar që Prokuroria ta hetojë rastin deri në fund dhe ka thënë se, nëse konstatohen shkelje apo moskryerje e detyrave zyrtare, përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë