Loading…

Bajrami jep detaje për çështjen e 170 eurove

  • 09/07/2020 | 15:52

Bajrami jep detaje për çështjen e 170 eurove

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, është deklaruar serish rreth ndarjes së 170 eurove si pjesë e masave të pakos emergjente.

Në një postim në Facebook, ajo ka thënë se implementimi i masave është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvend.

“Ndërsa në momentin kur kalon rishikimi i Buxhetit në Kuvend, përgjegjësia është të Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për masat në mbështetje të sektorit privat dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për masën numër 15”, ka shkruar Bajrami.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Kanë ardhur shumë vërejtje në adresë të Ministrisë së Financave për mos implementim të masave të pakos emergjente.

Dua të ju bëj me dije disa gjëra.

E para; sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Ministria e Financave është përgjegjëse për sigurimin e buxhetit për implementim të plotë të pakos emergjente dhe ekzekutim të pagesave përmes Thesarit sipas kërkesave që bëjnë ministritë e linjës.

Me lejoni të ju njoftoj se Ministria e Financave ka gjetur burime financiare për implementim të të gjitha masave të pakos paraprake dhe për masat e reja për rimëkëmbje ekonomike POR këto mjete financiare mund të shpenzohen vetëm pasi të kalojë rishikimi i Buxhetit.

E dyta; sipas rregullores së re të Qeverisë së Republikës së Kosovës Ministria e Financave nuk është përgjegjëse për aprovim të aplikacioneve/kërkesave. Për aprovim të aplikacioneve për të gjitha masat që kanë të bëjnë me masat për sektorin privat janë komisioni ndërinstitucional, i cili e ka përfunduar punën e tij në plotëni, është përgjegjëse Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për aprovim final të listave dhe te Ministria e Financave thjeshtë vjen kërkesa për ekzekutim e cila Thesarit i merr vetëm disa orë për ekzekutim.

Ndërsa për masën numër 15 përgjegjëse është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Ministria e Financave vetëm ekzekuton pagesat.

Kështu për momentin implementimi i masave është peng i votimit të rishikimit të Ligjit të Buxhetit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ndërsa në momentin kur kalon rishikimi i Buxhetit në Kuvend, përgjegjësia është të Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit për masat në mbështetje të sektorit privat dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale për masën numër 15.

Ju faleminderit!

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë