Loading…

Bajrami: LDK’ja nuk ka kërcënuar Kushtetuesen rreth dekretit të presidentit Thaçi

  • 22/05/2020 | 22:42

Bajrami: LDK’ja nuk ka kërcënuar Kushtetuesen rreth dekretit të presidentit Thaçi

Ministrja në detyrë e Arsimit Hykmete Bajrami është deklaruar në lidhje me pritjet e LDK-së rreth vendimit të Kushtetueses rreth emrit të mandatarit për formimin e qeverisë së re.


Në emisionin Argument Plus në RTV 21, ajo ka thënë se LDK-ja nuk ka bërë kërcënime apo presione ndaj Kushtetueses rreth marrjes së vendimit për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

“Askush deri më sot nuk e ka ngritur pyetjen nëse LDK-ja do ta respektojë vendimin e Kushtetuese, pasi kjo parti, pavarësisht vendimit, do ta respektojë atë”, tha Bajrami.

Duke folur rreth mundësisë që të jetë serish ministre e Arsimit në qeverinë e re, Bajrami ka thënë se nuk mund të pohojë apo mohojë një gjë të tillë për momentin.

Ndërsa rreth mbajtjes së testit të arritshmërisë dhe maturës, ajo ka thënë se ende nuk ka data të sakta, pasi gjithçka do të varet nga situata epidemiologjike në vend.

Më të fundit
...
  • 28/05/2020 | 23:19
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë