Loading…
Bajrami lëshon pe: Mbetet vetëm anëtar i thjeshtë e votues i partisë së PDK’së
  • 16/06/2019 | 19:51

Bajrami lëshon pe: Mbetet vetëm anëtar i thjeshtë e votues i partisë së PDK’së

Arsim Bajrami, që ka ushtruar funksione të rëndësishme brenda Partisë Demokratike të Kosovës në këtu dy dekadat e funksionimit të saj, duke qenë edhe nënkryetar i parë, ka hequr dorë nga pretendimi për të qenë pjesë e strukturave drejtuese të partisë, shkruan Gazeta Metro.

Bajrami këtë e ka cilësuar si “një kontribut modest me shembullin personal, që angazhimi aktiv partiak e politik, duhet ta ketë një fillim dhe fund të arsyeshëm dhe të dinjitetshëm, duke ofruar hapësirën e nevojshme për gjeneratat më të reja”.

Bajrami ka thënë se do të vazhdojë të mbetet anëtar i thjesht dhe votues i PDK-së.

“Si dhe të ofrohem gjithnjë, më të gjitha kapacitetet, si zë i arsyes dhe këshillës e kritikës dashamirëse, të cilat jam përpjekur e angazhuar t’i promovoj, tash e gati dy dekada me radhë, në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës”, ka thënë ai.

Ky është postimi i plotë i Bajramit:

Sot po zhvillohet Konventa e IX Zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës dhe siç e kam njoftuar para disa ditësh, me një letër infomuese, Kryetarin z. Veseli, dëshiroj që edhe përmes këtij rrjeti social, të njoftoj me falënderim dhe mirënjohje anëtarët, simpatizantët, votuesit dhe strukturat e Partisë Demokratike të Kosovës, për vendimin tim për të heq dorë nga çfarëdo propozimi apo nominimi për t’u zgjedhur në strukturat partiake.

E vlerësoj lartë me mirënjohje, mbështetjen dhe besimin e anëtarëve, simpatizantëve e votuesve të devotshëm dhe strukturave e lidershipit të Partisë Demokratike të Kosovës, për mbështetjen dhe besimin e parazervë, për gati 20 vite, që si njëri ndër themeluesit e Partisë, më kanë besuar dhe zgjedhur në funksionet më të larta partiake, politike e institucionale.

Konsideroj që tani pas, gati dy dekada, është e rrugës të ofrojë edhe një kontribut modest me shembullin personal, që angazhimi aktiv partiak e politik, duhet ta ketë një fillim dhe fund të arsyeshëm dhe të dinjitetshëm, duke ofruar hapësirën e nevojshme për gjeneratat më të reja, ndërsa do të vazhdojë të mbetëm një anëtar i thjesht dhe votues i PDK-së, dhe të ofrohem gjithnjë, më të gjitha kapacitetet, si zë i arsyes dhe këshillës e kritikës dashamirëse, të cilat jam përpjekur e angazhuar t’i promovoj, tash e gati dy dekada me radhë, në kuadër të Partisë Demokratike të Kosovës.

Duke qenë krenar për bashkëpunimin që kemi pasur, uroj që Partia Demokratike e Kosovës, të zhvilloj një proces zgjedhor kredibil, legjitim dhe në frymën demokratike.

Ju faleminderit për përkrahjen tuaj!./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë