Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami duke folur në interpelancën në Kuvendin e Kosovës tha se edukimi mbetet një prioritet kombëtar.
Bajrami prezantoi edhe projektin për arsim i përfshirë në dhjetë shtylla, njëra ndër to edhe arsimin e detyrueshëm për fëmijët prej 3 deri 6 vjeç.
Interpelanca e Bajramit është thirrur me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje, sidomos pas raportit të PISA-s që Kosova renditet në vendin e parafundit.
Kurteshi gjatë arsyetimit të kërkesës për interpelancë për ministrin e Arsimit tha se arsimi në Kosovë është në gjendje të keqe.
Për këtë gjendje ai kritikoi Qeverinë, drejtoritë komunale si dhe drejtorët e shkollave.
Ministri Bajrami ftoi deputetët që të angazhohen për një arsim sa më cilësor.
Bajrami ka thënë gjithasshtu se Ministria e Arsimit ka ndarë fonde për ndërtimin e 15 çerdheve publike në tërë Kosovën.
“Kemi ndarë fonde për ndërtimin e 15 çerdheve publike. Sivjet MASHT ka licencuar më tepër se 60 çerdhe private dhe është në proces të licencimit të institucioneve të tjera. Po zhvillojmë një program të veçantë të trajnimit të edukatoreve”, tha Bajrami.