Loading…

Bajrami: Nuk do të ulen pagat e mësimdhënësve

  • 16/01/2017 | 08:46

Bajrami: Nuk do të ulen pagat e mësimdhënësve

Ndonëse me Projektligjin për pagat mësimdhënësit janë renditur me koeficient mjaftë të ulët, Ministria e Arsimit ka thënë se pagat e tyre nuk do të ulen. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami, është zotuar se para se Projektligji të shkojë në Kuvend do të kërkojnë që të bëhet rishikimi i tij dhe të bëhen ndryshime.


“Absolutisht nuk do të lejohet asnjë zvogëlim i pagave apo ulje e statusit të mësimdhënësve. Profesioni i mësimdhënësve është i rregulluar dhe asnjë Qeveri nuk do ta kthejë këtë profesion mbrapa. Por ajo çfarë duhet t’u themi të gjithë mësimdhënësve është që kur ata bëjnë kërkesa për ngritje të pagave duhet të demonstrojnë që vërtet cilësia është ngritur dhe në proporcion me atë ngritje do të ngrihen pagat”, ka deklaruar Bajrami për gazetën, shkruan sot “Koha Ditore”.

Sipas tij, kur Projektligji është miratuar ai i ka dhënë vërejtjet e tij duke u shprehur se Projektligji duhet të rishikohet sa i përket sferës së arsimit. /gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë