Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka mohuar se në partinë e tij aktualisht ka një proces për zgjedhjen e kryetarit të ri, transmeton Gazeta Metro.
Duke komentuar deklaratat e Hykmete Bajramit, e cila ka shprehur gatishmërinë për të kandiduar për kryetare të LDK-së, Haziri tha se një proces i tillë nuk është hapur në parti.
“Garë nuk ka. Në LDK nuk ka proces të tillë dhe kur s’ka proces, nuk ka proces. Këtu ia qes pikën. Nuk flas për këtë punë”, deklaroi Haziri në ‘Click’ të RTV 21.
Ai tha se në LDK synohet “e mundshmja” dhe jo ajo që është vetëm e dëshirueshme, duke lënë të kuptohet se rezultatet e një procesi të tillë varen nga rrethanat dhe mbështetja brenda partisë./gazetametro.net