Loading…

Bajrami thotë se shëndetësia është në kolaps

  • 14/02/2017 | 11:40

Bajrami thotë se shëndetësia është në kolaps

Shefja e grupit parlamentar të Nisma për Kosovën, Valdete Bajrami, ka akuzuar kryeministrin Mustafa se po qeverisë në baza të të njohurve.


Sipas saj, sigurimet shëndetësore janë në kolaps. Bajrami, ka thënë se kryeministri nuk është në dijeni se sa njerëz janë duke pritur për shërim. Përveç kësaj, ajo ka thënë se kjo nuk ndodhë me njerëz të afërm të kryeministrit dhe njerëz që i takojnë LDK’së.

“Ju nuk e dini sa njerëz janë duke pritur për shërim. Por kjo nuk ndodhë me njerëz që i takojnë LDK’së e që janë të afërm tuaj”, ka thënë Mustafa.

Ndërkaq, Bajrami i ka kërkuar të parit të ekzekutivit kosovar që të jep një datë se kur do të nis procesi  që do të mundësonte krijimin e sistemit për sigurime shëndetësore.

Por, pak më herët, kryeministri Mustafa tregoi se me 1 korrik do të nis mbledhja e premiumeve, që mundësojnë nisjen e procesit për sigurime shëndetësore./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë