Loading…

Balaj Halimaj nuk përjashton mundësinë e një koalicioni mes LDK’së dhe Nismës

  • 26/01/2021 | 10:35

Balaj Halimaj nuk përjashton mundësinë e një koalicioni mes LDK’së dhe Nismës

Zëvendës-kryeministrja e Kosovës në detyrë Albulena Balaj Halimaj nuk ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni mes partisë ku aderon, NISMA dhe PDK-së.


Zonja Halimaj theksoi se NISMA mund të bëjë koalicion me parti, të cilat kanë interes të mbrojnë vendin.

“Ne kemi qenë partnerë me ta edhe më herët dhe do të jemi partnerë me secilin që ka interes të mbrojë vendin”, u shpreh ajo në Euronews Albania

“Secili subjekt politik që hyn në zgjedhje do të këtë program dhe ju garantoj që programi i secilit subjekt politik edhe në Kosovë, do të jetë i njëjtë për shkak të buxhetit që ekziston. Ne nuk mund të bëjnë program me miliarda se aq e kemi buxhetin”, shtoi ajo më tej.

Zv.kryeministrja theksoi se nuk është bërë asnjë diskutim për koalicion me AAK-në, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Nuk kemi qenë bashkë për t’u ndarë. Nuk kemi pasur as nuk kemi diskutuar për një koalicion me AAK, por vetëm me PDK-në”, tha ajo më tej.

Sa i përket mos-certifikimit të listës së kandidatëve për deputetë, ajo nënvizoi se vendimi i KQZ-së ishte politik.

“Ne e kemi respektuar secilin vendim dhe kemi bërë edhe ankesë. Kemi parë që kandidatët tonë nuk kanë bërë vepra që aq të rënda. Ne mund të themi që vendimi i KQZ-së është politik”, përfundoi ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë