Loading…

Balaj-Halimaj: Vucic me qëllim na provokoi, e injorova pasi më foli në gjuhën serbe

  • 16/09/2020 | 18:55

Balaj-Halimaj: Vucic me qëllim na provokoi, e injorova pasi më foli në gjuhën serbe

Zëvendëskryeministrja Albulena Balaj-Halimaj e cila ka qenë një nga gratë që ishin pjesëmarrëse në delegacionin e Kosovës në Shtëpinë e Bardhë, ka treguar se përse e ka injoruar presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

“Një ditë para takimit në Uashington (3 shtator), ne ishim gjatë diskutimeve për pikat e veçanta të marrëveshjes. Në një moment, për të na dekoncentruar, Vuçiq mu drejtuar në serbisht”.

Balaj-Halimaj në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që Vuçiq e ka bërë këtë gjest me qëllim, për t’i provokuar ata.

“Unë nuk e njoh gjuhën serbe dhe nuk kam qenë e interesuar ta njoh atë gjuhë. Ai [Vuçiq], u afrua dhe filloi të flasë serbisht dhe unë e shikova me shumë injorancë. Kjo pasi aty të gjithë flisnin anglisht dhe ai insistoi të fliste serbisht, qoftë me kryeministrin dhe me pjesën tjetër të delegacionit “.

Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimaj, gjithashtu ka treguar që për njohjen e Kosovës nga Izraeli, e kanë ditur një ditë më herët.

“Kosova ka përfituar projekte, që ndoshta për një kohë të gjatë s’do të mund t’i realizonte me forcat e veta. Për njohjen nga Izraeli, e kemi ditur një ditë përpara, por na është kërkuar që të mos e publikojmë për shkak të procesit”.

“Jo gjithçka mund të tregohet, për shkak të ruajtjes së procesit në tërësi. Kjo ka qenë një nga pikat e forta të marrëveshjes”, ka thënë Balaj-Halimaj.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë