Një balerin ka ndërruar jetë ndërsa ishte në skenë dhe fatkeqësisht audienca, por edhe miqtë e tij pandehën se po luante rolin dhe i erdhën me vonesë në ndihmë.
48-vjeçari rus po performonte kërcimin tradicional lezginka kur ra në tokë.
Pamjet të filmuara nga një nga personat që ishte pjesë e audiencës, tregojnë momentin kur ai humbet ndjenjat e rrëzohet në skenën e teatrit në qytetin e Urus-Martan në jug-perëndim të republikën çeçene në Rusi.
I ndjeri, R Khusainov, po performonte përkrah këngëtares Liza Akhmatova, ndërsa kjo e fundit po këndonte një këngë çeçene.
https://www.youtube.com/watch?v=qW__aF48PPQ