Loading…

Bali Muharremaj e shpërblen me tender Blerim Kuçin, në kohë pandemie

  • 31/03/2020 | 09:06

Bali Muharremaj e shpërblen me tender Blerim Kuçin, në kohë pandemie

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e ka shpërblyer sërish tender bashkëpartiakun e tij që vjen nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK’së), Blerim Kuçin, duke i dhënë tenderë shtesë për punimet në qendër të qytetit. Në kontratë vlera e këtij tenderi është rreth 80 mijë euro, shkruan Gazeta Metro.


Komuna e Suharekës, e ka shpërblyer përsëri me kontratë firmën e Blerim Kuçit, ‘Hidroterm’.

Kjo firmë në shtator të vitit 2019 kishte fituar tenderin për të ndërtuar sheshin në Suharekë, ku vlera e kontratës së parë ishte 1.7 milionë euro.

E komuna e Suharekës tani ka nënshkruar kontratën e re për punë shtesë për projektin ‘Ndërtimi i rrugës ‘Brigada 123′- Sheshi në Suharekë’.

Për këtë kontratë ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje në këtë qytet ku thuhet se lloji i procedurës së kësaj kontrate është procedurë e negociuar pa publikim të njoftimit të kontratës.

Fitues i kësaj kontrate është Operatori Ekonomik ‘Hidroterm’, firmë e cila ishte në emrin e Blerim Kuçit, mirëpo aktualisht kjo firmë është në emrin e djalit të tij.

Nga njoftimi i lëshuar shihet se vlera e parashkruar e kësaj kontrate është 79.943,14 euro. Ndërkaq që vlera e kontratës bazë ishte 1.723.134,80 euro, ku edhe Metro kishte raportuar edhe më herët për këtë tenderë

Këtë tender Komuna e Suharekës e ka lëshuar në kohë pandemie, pikërisht tani kur koronavirus po kërcënon mbarë botën.

Kujtojmë që kjo nuk është hera parë që Bali Muharremaj i shpërblen bashkëpartiakët e tij, diçka të tillë kishte bërë edhe për të afërmin e Blerim Kuçit, Visarin, të cilit i kishte dhënë tenderë për të rregulluar parqe./gazetametro.net

Blerim Kuçi ia sheh hajrin AAK’së: Kompania e tij do të rregullon sheshin prej 1.7 milionë euro në Suharekë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë