Loading…

Balje i përgjigjet Dimal Bashës për veshjen e saj: Vesha nuk është feja, me të s’po e dëmtoj asnjë person

  • 13/02/2024 | 11:36

Balje i përgjigjet Dimal Bashës për veshjen e saj: Vesha nuk është feja, me të s’po e dëmtoj asnjë person

Duda Balje ka folur prapë sa i përket ruajtjes së vlerave familjare dhe kodit të veshjes. Pasi që ajo shpesh herë komentohet për veshjen e saj në Juvend.


Gazetarja e lajmi.net, Lindita Berisha, në vazhdim të intervistës me Duda Baljen ka treguar se si deputetja është komentuar nga deputeti i Vetëvendosjes Dimal Basha për veshjen e saj.

“Për mua feja është diçka individuale, unë fenë e kam brenda, dhe unë jam duke u munduar ta respektojë fenë me aq sa mundet dhe me aq sa duhet. Veshja nuk është feja, e këtu është feja, tash unë jam në këtë moment ta mbrojë fenë, sepse unë kam parë se me veshjen time unë nuk e dëmtoj asnjë person.”- thotë Balje.

Ndërsa Balje tregon se nuk ka kaluar asnjë kufi sa i përket veshjes së saj, dhe ka bërë krahasimin mes veshjes elegante dhe provokative.

“Kurr nuk kam kaluar një kufi, sa i përket veshjes elegante dhe veshjes provokative gjiithmonë mundemi ta diskutojmë, se çfarë është normale dhe çfarë jo.”

Tutje Balje ka komentuar edhe komentin e dhënë të deputetit Dimal Basha.

“Dimali, po Dimali, nuk mendoj se ka menduar diçka, Dimali ka diskutuar këto vetëm që ta largojë rëndësinë e fjalimit që unë e kam dhënë, por nuk mundesh, me veshje këtë nuk mundesh ta bësh, sepse janë bërë që 15 vite që unë votohem dhe nuk kam bërë asgjë kundër fees, dhe këtu e kemi një deputet që vishet në mënyrë moderne dhe kurr nuk e ka gjetur fenë për ta degjeneruar dhe dëmtuar me një ligj”- thotë Duda Balje.

Më poshtë e keni intervistën e plotë të deputetes Duda Balje.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë