Nëse veturën e parkoni në vend të papërshtatshëm, pos dënimit mund të prisni edhe që t’ua marrë ‘merimanga’, por jo në këtë mënyrë, transmeton Gazeta Metro.
Videoja është xhiruar në Nish të Serbisë, ku punëtorët e ‘merimangës’ kanë harruar krejtësisht që automobilin ta përforcojnë për vinç, gjë që ka rezultuar me ngritjen e vetëm njërës anë dhe kështu e kanë dëmtuar veturën. Në video shihet se në çastin e xhirimit nuk gjendet askush pranë kamionit dhe makinës, kështu që nuk dihet se a e kanë vërejtur farë punëtorët se çfarë kanë bërë. Sigurisht do t’u ndalen nga paka për dëmin që kanë bërë./gazetametro.net