Deri në muajin shkurt Serbia do të eksportoj në Turqi 2400 tonelata mish lope, sipas marrëveshjes mes dy presidentëve që u arrit kur Erdogan vizitoi Serbinë më 7 e 8 tetor. Vlera e eksporteve të mishit nga Serbia është dyfishuar, më së shumti përfitojnë nga Turqia, transmeton Gazeta Metro.
Ministri i Tregtisë së qeverisë së Serbisë, Rasim Ljajic, njoftoi për këtë marrëveshje mes dy shteteve dhe shpjegoi për gazetën serbe Danas se deri tak ndalimi i mëparshëm kishte ndodhur për shkak të tepricës së mishit në Turqi.
Ai shtoi se pasi ë që të i dërgohen 2400 tonelatat Turqisë si[as marrëveshjes, Serbia do t’i vazhdojë me marrëveshjen e arritur më parë, dhe sasitë e caktuar më parë, 5000 tonelata mish në vit.
Sipas të dhënave të odës ekonomike të Serbisë, vitin e kaluar Serbia kishte eksportuar 7 mijë tonelata mish në Turqi, Vlera e të cilave ishte 29 milionë euro. Shumica ishte dërguar në Turqi, importi nga Serbia i mishit arrin gati 10% e totalit të importit të mishit në Turqi.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic e rendit Turqinë ndër vendet më të rëndësishme partnere të Serbisë. Këtë e vërtetojnë edhe shifrat konkrete, të cilat u bënë publike në fillim të vizitës dy ditore të Erdogan në Serbi.
Shkëmbimi tregtar ka mbërritur shifrën prej 1.2 miliardë euro në vit. Firmat turke punësojnë në Serbi rreth 8000 punëtorë, ndërsa investimet turke në Serbi kanë mbërritur prej një milion dollarë në vitin 2011 në 200 milionë dollarë në vitin 2018. Po në të njëjtin vit nga Serbia në Turqi kanë shkuar rreth 100.000 turistë.
Krahasuar me raportet ekonomike të Serbisë me vendet e tjera, këto janë shifra ende modeste, deklaruan dy presidentët. Por ata shtuan se raportet mes Serbisë dhe Turqisë nuk kanë qenë kurrë më të mira. Vucic dhe Erdogan janë të mendimit se ka hapësirë për përmirësimin e mëtejshëm të raporteve./gazetametro.net