Loading…

Ballkani bën histori: Eliminon Klaksvikun dhe shkon në ‘play-off’ të Konferencë Ligës

  • 11/08/2022 | 22:51

Ballkani bën histori: Eliminon Klaksvikun dhe shkon në ‘play-off’ të Konferencë Ligës

Ballkani ka arritur të kualifikohet në play-offin e Conference Leagues, pasi eliminoi ekipin nga Ishujt Faroe, Klaksvik.


Penalltitë ishin përcaktuese, pasi ndeshja u mbyll 2:1, ndërsa 4:4 me rezultat të përgjithshëm.

Klaksvik kaloi në epërsi në minutën e 56-të përmes Mikkelsen.

Në minutën e 83-të, Ermal Krasniqi realizoi një gol të bukur nga distanca.

Por, vendasit nuk u dorëzuan dhe rikthyen epërsinë në minutën e 89-të, pas golit të Da Silvas.

Më pas, ndeshja shkoi në vazhdime, ku asnjëra palë nuk arriti të realizonte.

Në ekzekutimin e penalltive, portieri i Ballkanit, Ljujanovic ishte fantastik, duke bërë dy pritje fantastike.

Kështu, Ballkani në play-offin e Conference Leagues do të takohet me Shkupin.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë