Loading…

Ballkani çerdhe e xhihadistëve, nga Lubjana deri në Tetovë

  • 25/12/2016 | 10:04

Ballkani çerdhe e xhihadistëve, nga Lubjana deri në Tetovë

Në Ballkan gjenden shumë kampe të rekrutimit islamik, më së shumti në Bosnje dhe Hercegovinë, e më pas vijnë Kosova e Maqedonia.


Gazeta serbe Blic shkruan se përkrahë Bosnjës sipas ekspertit të çështjeve kundër terrorizmit Xhevat Galijasevic, janë rreth 64 kampe për trajnimin e xhihadistëve, ku veçohen edhe Maqedonia dhe Kosova, transemton gazetametro.net.

Ndërsa në Serbinë qendrore është një kamp për rekrutim në Novi Pazar.

Sipas hulumtimit të qendrës Amerikane në luftën kundër terrorizmit janë dy qendra që cilësohen si më të rrezikshmet në Sarajevë dhe Zenicë.

Sipas policisë në Bosnje dhe Hercegovinë në fshatin Podgredina gjindet “vendi më i rrezikshëm për trajnimin e vehabive”.

aa

Fshatarët e Podgradinës ishin kundër ardhjes së vëhabistëve në fshatin e tyre duke treguar se “shtëpia ku mblidhen ata është e financuar nga një person që jeton në Austri”.

Qendra të tjera të rekrutimit dhe trajnimit të xhihadistëve dyshohen të jenë në afërsi të Lubjanës në Slloveni, në Rjekë dhe Split të Kroacisë, Guci, Plavë, Ulqin, Tetovë, Kumanovë.

Në Novi Pazarë është një xhami me emrin “Furkan” e cila është vendi për predikimin e islamit radikal dhe se përmes saj mund të kontaktohet me luftëtarët e shtetit të ashtuquajtur islamik ISIS. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë