Loading…

Ballkani dhe Gjilani vazhdojnë garën drejt titullit me fitore

  • 04/12/2021 | 15:09

Ballkani dhe Gjilani vazhdojnë garën drejt titullit me fitore

Kanë përfunduar dy ndeshje e programit të sotëm në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate interesante.


Pas 90’ minutave lojë të zhvilluar, skuadra e Ballkanit e ka mposhtur me rezultat minimal Drenicën, përmes golit të shënuar nga Bajram Jashanica në minutën e 50’.

Fitore sot ka shënuar edhe skuadra e Gjilanit, e cila e ka mposhtur si vendase me rezultat 3:1 Malishevën.

Me pikët e reja, Ballkani dhe Gjilani vazhdojnë garën drejt titullit, ku skuadra nga Suhareka zë vendin e parë në tabelë me 33 pikë, një më shumë se Gjilani që renditet i dyti.

Në anën tjetër, pas humbjeve sot, Malisheva zë vendin e shtatë në tabelë me 18 pikë, kurse Drenica pozicionohet në vendin e gjashtë me gjithsej 20 pikë të arkëtuara.

Rezultatet e dy ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Drenica 0 – 1 Ballkani

Gjilani 3 – 1 Malisheva

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë