Loading…

Ballkani drejt fundosjes, Kosova më e rrezikuara (Video)

  • 21/07/2017 | 21:48

Ballkani drejt fundosjes, Kosova më e rrezikuara (Video)

Prej disa vitesh Ballkani po përjeton një rritje të rrezikut politik. Një situatë e tillë, është fryt i një përzierje elementësh mes të cilave nacionalizmat, konfliktet etniko-fetare, problemet e pazgjidhura territoriale dhe celulat e ekstremizmit të kalibrit islamik.


Instituti për studime ndërkombëtare politike, ISPI, i themeluar në 1934 dhe i specializuar në çështjet ndërkombëtare nënvizon se në tërësi, rreziku politik i rajonit është mbi mesataren, ndërkohë që në vende të ndryshme niveli është i ndryshëm.

Më i lartë mbetet sipas institutit rreziku në Kosovë, pasuar nga Bosnja, Maqedonia, Shqipëria, Serbia, Bullgaria dhe Mali i Zi. E kjo, është e lidhur me praninë e faktorëve heterogjenë të destabilitetit në gjeografi të ndryshme.

Sipas ISPI, zgjedhjet e fundit në rajon, janë karakterizuar nga destabilitet i fortë, si në rastin e Maqedonisë, kundërshtime të rezultatit, si në Mal të Zi.

Ato kanë evidentuar edhe mosmarrëveshje të natyrës territoriale e etnike si në Kosovë e Bosnje.

Perceptimi i një rreziku politik të lartë dhe ngadalësimi i integrimit evropian, mund të frenojnë, nënvizon instituti, interesin e investitorëve të huaj. Prania e ndasive politike, etnike dhe territoriale, pjesërisht ka ngadalësuar rrugëtimin e disa vendeve ballkanike drejt BE.

E në një situatë të tillë, thotë ISPI, mund të rrezikohen veprat e mëdha të parashikuara në rajon, mes të cilave gazsjellësi trasnballkanik dhe projektet e tjera të infrastrukturës të planifikuara nga BE.

Strategjia politike e vendeve ballkanike dhe roli i BE, vlerëson instituti, do të jenë elemente kyçe në perspektivat e rajonit e nevojiten sipas tij strategji të qarta politikash ekonomike dhe një angazhim më i madh politik drejt reformave që do të përmirësonin klimën e biznesit.

Nga ana tjetër, evolucioni i raporteve me Evropën, do të jetë një element kyç për përshpejtimin apo ngadalësimin e integrimit në BE në vitet në vijim.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë