Loading…

Ballkani gjobitet nga UEFA me 200 mijë euro, përballet me rrezik për garat evropiane

  • 15/06/2026 | 22:40

Ballkani gjobitet nga UEFA me 200 mijë euro, përballet me rrezik për garat evropiane

FC Ballkani është përballur me masa ndëshkuese nga UEFA, pasi organet financiare të qeverisjes së futbollit evropian kanë konstatuar vonesa në përmbushjen e obligimeve ekonomike të klubit.


Skuadra nga Suhareka është gjobitur me 200 mijë euro nga Trupi i Kontrollit Financiar të Klubeve (CFCB), pas shqyrtimit të rasteve që lidhen me pagesat e detyrimeve të prapambetura.

Përveç penalizimit financiar, klubi ka marrë edhe një dënim të pezulluar që parasheh përjashtimin nga garat evropiane. Masa nuk do të zbatohet menjëherë, por do të mbetet në fuqi me kusht gjatë dy edicioneve të ardhshme dhe do të aktivizohet vetëm nëse evidentohen shkelje të ngjashme në sezonet 2026/27 dhe 2027/28.

Në mesin e klubeve të tjera të sanksionuara nga UEFA janë edhe CFR Cluj, Budućnost Podgorica, Ordabasy Shymkent, Sarajevo dhe Athletic Bilbao.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë